“Flas prishtinaliken, prizrenaliken” – modelja Brikena Selmani ironizon me kritikat në rrjet

71
fresco

Pas polemikave që u krijuan në rrjetet sociale për deklaratën e saj se “flet dy gjuhë, kosovare dhe shqipe”, “Miss Grand Kosova”, Brikena Selmani, ka vendosur të reagojë në stilin e saj të veçantë.

Në një video të publikuar së fundmi, këngëtarja ka ironizuar situatën duke përdorur humor për të qartësuar deklaratën e saj.

“Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës. Edhe po du me iu thënë se më vjen keq, po unë nuk i di katër gjuhë, por gjashtë – prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovaren”.

Reagimi i Brikenës është pritur me të qeshura dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar mënyrën e saj të relaksuar dhe ironike për të përballuar polemikat online.

Modelja ka treguar kështu se nuk e merr gjithçka shumë seriozisht dhe ka një qasje të lehtë ndaj kritikave, duke e kthyer situatën në një moment të humorit dhe afërsisë me fansat.

Deklarata e saj ka rikthyer vëmendjen te personaliteti i saj karizmatik dhe stilin unik të komunikimit me publikun, duke treguar se Brikena është një figurë që nuk heziton të përdorë humorin për të adresuar keqkuptimet ose polemikat që mund të lindin në rrjetet sociale.

E njëjta momentalisht ndodhet në Tajlandë dhe veç kësaj mori vëmendje të madhe me gjestet e paraqitjen në këtë kompeticion.

Comments