Flenkeshtajn takon Ahmetin dhe Thaçin, në fokus të takimit zgjedhjet e dhjetorit

204
fresco
Për këtë qëllim, eurodeputeti, Knut Flenkeshtajn, ka pritur në selinë e BE-së në Shkup kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, dhe atë të PDSh-së, Mendu Thaçin.
Flenkeshtajn, i cili është pjesë e treshes europarlamentare, ka theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për tejkalimin e krizës politike dhe obligimet për zbatimin e reformave që e presin vendin pas zgjedhjeve.
“Biseduam mbi organizimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, mbi përgjegjësinë që kanë partitë politike për organizimin e një procesi të besueshëm për qytetarët, por edhe për komunitetin ndërkombëtar, që të vazhdojmë të punojmë në zbatimin e agjendave të rëndësishme për vendin tonë, siç është zgjidhja e çështjes së emrit, ndihmën që duhet të na japë BE në drejtim të zbatimit dhe përmbushjes së reformave të zotit Pribe, gjithashtu në funksionim të shtetit ligjor”,– tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Unë isha shumë i interesuar që të jepet një mesazh qendror, sidomos i VMRO-së dhe BDI-së, ndoshta tash nuk ka vlerësim për përmbushjen e kushteve ose rregullshmërinë e zgjedhjeve, por menjëherë pas zgjedhjeve PE dhe KE do të kenë vlerësim nëse ishin zgjedhjet e rregulla ose jo. U pajtuam bashkë se prej këtyre zgjedhjeve duhet të dalë qeveri e vërtetë reformatore, e cila do t’i rikthejë reformat dhe do ta përshpejtojë hapin e integrimit të Maqedonisë drejt strukturave euroatlantike.”,– tha kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.
Përderisa PDSh ka publikuar listat me kandidatë për deputetë, kreu i BDI-së konsideron se kjo çështje nuk është e ngutshme, pasi ka afat deri më 11 nëntor.
Ahmeti tha se është duke zhvilluar bisedime me përfaqësues të rretheve dhe me koordinatorët e BDI-së për të hartuar listat, të cilat, siç tha, më 11 nëntor do të dorëzohen në KQZ.
Comments