Flet Casemiro: Jam mirënjohës ndaj Manchester Unitedit

Casemiro padyshim se është një ndër mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave.
32-vjeçari, ndonëse ishte lënë në stol nga Amorim, ai tregoi formë të mirë në ndeshjet që kishte luajtur ai.

Casemiro, në një intervistë për “AS” po ashtu është shprehur i lumtur me kohën e tij në Angli.
“Unë e respektoj Man United dhe jam shumë mirënjohës. Më kanë mbetur edhe një vit e gjysmë nga kontrata ime dhe do të doja ta përmbushja këtu në Mançester”. “Jam rehat këtu, jam i lumtur dhe familja ime po ashtu. Ata janë përshtatur, ne flasim anglisht”, u shpreh Casemiro.
Casemiro, i është bashkuar “Djajve të Kuq” në vitin 2022 nga Real Madridi, ku ka arritur të bëjë 108 paraqitje dhe shënoi 15 gola dhe 9 asistime në të gjitha paraqitjet e tij./IndeksOnline/