Flet drejtoresha e shkollës Liria: Ja si i nxorrëm nxënësit nga shkolla

562

Drejtoresha e shkollës Liria në Tetovë pas alarmit për bombë në institucionin që ajo e drejton ka rrëfyer gjithë zhvillimet që ndodhën sot me theks të veçantë se si u evakoouan nxënësit e kësaj shkolle informon Tetovasot.
Gjëja e parë sipas saj ishte që mos bëhet panik nga ana e nxënësve.Më pas thotë ajo i kemi mbledhur nxënësit dalëngadalë dhe i kemi nxjerrë përjashta me qetësi .Për një kohë të shkurtër sipas saj për rreth gjashtë minuta janë nxjerrë gjithë nxënësit nga ambientet e shkollës dhe nuk kemi patur asnjë problem .
Nxënësit nuk kanë qenë të lajmëruar se kemi një paralajmërim për bombë,por se do të bëhet dezinfektimi i shkollës dhe ata mos të qëndrojnë në ambientet e shkollës deklaroi drejtoresha e shkollës Liria në Tetovë.
Ajo tha se do të jenë në kontakte me organet e policisë dhe sipas saj derisa kjo e fundit na jep një të dhënë se nuk ka asgjë nuk do të krijojmë panik dhe do futeni në shkollë e kishte fjalën për ditë e ardhshme.
Sot tha ajo nuk do të ketë proces mësimorë në këtë shkollë por prej nesër do vazhdojnë por për gjithçka do të jemi në kontakt me Ministrinë,Policinë,prindërit etj.

Comments