Heroi i Interit, Mauro Icardi ka folur menjëherë pas fitores së çmendur ndaj Romës në “Olimpico”.
Në një intervistë për “Premium Sport”, sulmuesi argjentinas ka paralajmëruar të gjithë se ky start i shkëlqyer i Interit është vetëm fillimi, shkruan “tuttomercatoweb”, raporton SYRI.net.
“Ne bëmë një pjesë të dytë shumë të mirë, arritëm të gjenim forcë për të përmbysur rezultatin. Kemi bërë startin e duhur dhe gjërat e mira bëhen me një nisje pozitive. Është vetëm fillimi dhe duhet të mësojmë për të mos gabuar. Pjesën e dytë e dominuam lojën duke u zhvendosur në gjysmëfushën e tyre. Ky është një sinjal i mirë që jemi në rrugën e duhur, tani duhet të përgatitemi për të ardhmen. Ndihem i lumtur”, u shpreh ai.
Kujtojmë që Icardi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes duke marrë notën 9.