Flet Saimir Kodra: E verteta “e shoqërimit” tim në Prokurori

189

 

saimir kodra

Një natë më parë të gjitha portalet shkruan për shoqërimin e drejtuesit të emisionit “Stop” në prokurori. Kjo pasi u publikua një video-skandal, ku një oficer i policisë gjyqësore u kap mat duke marrë 18 mijë euro për të zhbllokuar 120 mijë që i ishin bllokuar një qytetari padrejtësisht. Oficeri Fatos Lusha, u kap nga kamera e fshehtë duke thënë se këto para i kishte për prokurorin e çështjes Ardian Braho. Menjëherë pas publikimit të videove të emisionin “Stop” nisën edhe hetimet nga Krimet e Rënda për këtë rast të rëndë korrupsioni.

Një grup nga kjo prokurori mbërriti në Tv Klan për të sekuestruar pamjet filmike. Ndërkaq rreth mesnatës, oficerët e policisë gjyqësore u panë sërish në Klan (shih videot më poshtë). Mediat raportuan se ata shoqëruan drejtuesin e “Stop”, Saimir Kodra. Por në një prononcim për Opinion.al paraditen e së enjtes, Kodra mohoi shoqërimin në prokurori. “Nuk është e vertetë, nuk jam shoqëruar për asnjë sekond në prokurori”, u shpreh ai. Ndërsa sqaroi se prokurorët kërkuan të njiheshin me provat, siç janë pamjet filmike. Kodra tha se u ka dorëzuar organeve kompetente materialet që disponon për këtë video skandal.

ffff/Opinion.al

Comments