Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarrest ndërkombëtar për Sait Saitov (18) nga Shkupi, i biri i Beratit dhe Ganimetes, gjithashtu nga Shkupi.
I dyshuari kërkohet me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, për veprën penale sipas nenit 300 të Kodit Penal.
Sipas autoriteteve, i riu ditë më parë, në afërsi të kompleksit tregtar Zebra në Shkup, ka goditir një grua me automjetin e llojit Pasat, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas ka braktisur territorin e shtetit, duke shmangur përgjegjësinë penale.
Organet e rendit thonë se janë në koordinim me strukturat ndërkombëtare për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.

