Fletëvotimet e pavlefshme në zgjedhjet lokale

70
fresco

Në zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoninë e Veriut, të drejtë vote kanë pasur 1 832 415 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 48.30 % e tyre.

Në numërimin e votave, në shumë komuna ka pasur edhe fleta të votimit si të pavlefshme nga qytetarët. Në gjithë Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 53 714 vota të pavlefshme.

Maqedonia e Veriut në të gjitha komunat ka regjistruar 884 862 votues që e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, ndërsa vetëm 831 149 vota dolën të vlefshme, ashtu që 6.07 përqind e gjithë votave dolën të pavlefshme.

Në Komunën e Bogovinës në garë ishin dy kandidatë, Besnik Emshiu (48.02 %) dhe Feti Abazi (48.83 %). Në këtë komunë ka pasur 342 vota të pavlefshme, apo 3.15 % e votave. Pasi asnjë kandidat nuk mori më shumë se 50 % të votave, kjo komunë do të shkojë “përsëri” në balotazh.

Në Komunën e Aerodromit, kandidati Dejan Miteski mori 49.08 % e votave, ashtu që duhet përsëri të shkojë në balotazh me Aleksandar Trajanovskin (20.79 %), përkundër asaj se 7.35 % e votave ishin të pavlefshme në këtë komunë.

Maqedonia e Veriut më 19 tetor mbajti zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 81 njësi të vetëqeverisjes lokale, në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Kutitë e votimit u hapën në ora 07.00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Zgjedhjet lokale të këtij viti janë të parat në të të cilat reflektohen ndryshimet demografike të shfaqura nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021.

Comments