Florent Muslija la Gjermaninë për Kosovën: Vendosa me zemër

347

Një i tillë është edhe Florent Muslija, talenti i Hannover që braktisi Gjermaninë për Kosovën.

Ekipi gjerman në intervistë kishte të ftuar yllin e ri kosovar, ku u pyet rreth zgjedhjes së bërë: “Rrënjët e mia e janë në Kosovë, aty është edhe familja ime. Ky ishte vendim nga zemra”.

“E di se është gjëja e duhur që kam bërë për karrierën time me Kombëtare, kam ndjenjë të mirë për këtë”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Ekipi gjerman në intervistë kishte të ftuar yllin e ri kosovar, ku u pyet rreth zgjedhjes së bërë:

20-vjeçari u paraqit 20 herë për Hannover në Bundesligë edicionin që lamë pas, ku realizoi dy gola.

Muslija do të jetë i gatshëm për përzgjedhje qysh në ndeshjet e shtatorit, kur Kosova do të përballet me Çekinë dhe Anglinë, ndërsa ai mund të jetë zëvendësuesi ideal i Arbër Zenelit, që do të jetë larg fushave për 7 deri 9 muaj.

Comments