Flori Mumajesi anulon të gjitha koncertet për shkak të sëmundjes

304
fresco

Këngëtari dhe kantautori i njohur i skenës shqiptare, Flori Mumajesi ka një lajm të keq për të gjithë.
Prej kohësh po përjeton dhimbje të shumta si shkak i një problemi shëndetësor në pjesën e kraharorit. Për këtë arsye, Flori është detyruar të tërhiqet nga të gjitha koncertet e parashikuara për këtë sezon vere dhe t’i dedikohet tërësisht rikuperimit të shëndetit.

Lajmin e ka bërë publik disa orë më parë në rrjetet sociale dhe tregon se dhimbjet e mëdha me të cilat përballet kohët e fundit e kanë detyruar artistin të marrë këtë vendin të vështirë dhe të heqë dorë përkohësisht nga angazhimet muzikore.

“Nuk di a duhej ta bëja ketë postim apo jo, por e ndjej detyrim për ata njerëz qe nuk kane mundur të më shohin në koncert. Kam dy ditë që luftoj me dhimbjen në kraharor për të mos munguar , për të qenë aty me ju deri në minutën e fundit… Por nuk ja dola dot dhe kjo është dhimbja më madhe në të vërtet… Pas këtij lëndimi rrezikoj t’i anuloj të gjitha koncertet! Doktorët më kanë dhënë një afat nga 3 deri në 6 jave për tu rikuperuar, por unë shpresoj se do të bëhem mirë më shpejt. Shpresoj mos t’ju shqetësoj ky postim! Nuk më pëlqen ta dramatizoj më shumë, është një lëndim i kockës brenda në krahë që duhet kaluar vetëm dhe vetëm me energji pozitive. Ju dua”, shkruan Mumajesi.

Comments