Flori Mumajesi “PLAS” kënga fituese e “Këngës Magjike”

391
fresco

Kënga e cila ditët që lamë pas u përfol tej mase shumë duke u cilësuar si dedikim për një person të zemrës, u zgjodh fituese e këtij festivali, që këtë vit shënoi edhe edicionin e 20-të me radhë.

Show Biz– Me një diferencë të madhe pikësh nga kolegët e tij. Flori Mumajesi rrëmbeu për herë të dytë çmimin e parë në festivalin “Kënga Magjike”.

Në mënyrën e veçantë të votimit që ka ky kompeticion, ai u vlerësua lart nga kolegët e tj për baladën “Plas”.

Kënga e cila ditët që lamë pas u përfol tej mase shumë duke u cilësuar si dedikim për një person të zemrës, u zgjodh fituese e këtij festivali, që këtë vit shënoi edhe edicionin e 20-të me radhë.

midle

Në vendin e dytë janë vënë Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën “Zemra Ratatata”, ndërsa vendin e tretë e kanë zënë dyshja fantastike Fifi dhe MC Kresha me këngën “Psikopatja Jote”.

Ndersa përveç çmimit të parë, Flori këtë vit e ka fituar çmimin “Balada më e mirë”, ndërsa edhe njëherë ai e dëshmoi se është gjeni i llojit të vet.

Kur mori çmimin e parë, atë të baladës më të mirë, ende pa nisur të këndonte vet, publiku po i thurte vargjet e këngës së tij.

Ndërsa në fund fare, me të gjithë kolegët ai e interpretoi këngën e tij “Plas” – dhe desh na i plasi zemrat nga emocionet! URIME PER FLORIN. /5gazeataret/

Comments