Fluksi i refugjatëve dhe “Titaniku” i kohëve moderne – Nga Ian Bremmer (“Times”) 

321

 

A terrified child clings to a rock on the shore as a group of Syrian refugees arrive on the island after travelling by inflatable raft from Turkey. The Eastern Mediterranean route from Turkey to Greece has overtaken the central Mediterranean route, from North Africa to Italy, as the primary one for arrivals by sea. From January to June this year, 68,000 people arrived in Greece, compared with 67,500 in Italy, accounting for nearly all the arrivals in the period.

Nga Ian Bremmer – “Times”

Si fans i filmave e di që nuk kishte mjaftueshëm varka shpëtimi për të gjithë pasagjerët në bordin e Titanikut. Ndërkohë që varkat largoheshin, disa të tejmbushura,  disa jo edhe aq, lanë pas anijen që po fundosej më qindra persona.

Debati filloi në mesin e pak fatlumëve që mbijetuan. Disa pohuan se ishte një detyrim moral për ta provuar ti shpëtonin. Të tjerë paralajmëruan se po ti merrnin më shumë njerëz mund të përmbyseshin varkat. Unë mendoj në lidhje me këto argumente sa herë që shoh valën e sotme fluksit të refugjatëve.

Historia e emigrantëve e dimë mirë se fillon në Siri dhe përfundon në Evropë, ose diku përgjatë rrugës. Pasi një milion a më shumë hynë në Europë vitin e kaluar, vendet e Ballkanit si Hungaria ndërtuan pengesa për t’i mbajtur refugjatët jashtë, dhe udhëheqësit evropianë të dëshpëruar lidhën një marrëveshje me Turqinë për të parandaluar azilkërkuesit të hyjnë në Evropë përmes Greqisë.

Emigracioni është gjithashtu pjesë e historisë pas referendumit të  Brexit në Mbretërisë së Bashkuar. Përqindja e banorëve të Mbretërisë së Bashkuar të lindur jashtë Britanisë është rreth 13 për qind, por gjysma e tyre kanë lindur vetëm 15 vitet e fundit. Dhe nuk po flasim për myslimanë që ikin në mjerin drejt Lindjes së Mesme apo Afrikës së Veriut. Ata janë kryesisht polakë dhe evropianë e tjerë që kanë përfituar nga rregullat e BE-së për emigracionit. Por besimi se rritja e emigracionit ka përkeqësuar cilësinë në shëndetësi, arsim dhe shërbime të tjera kontriboi në votimin britanik të lënë të unionin.

Rezistenca ndaj emigrantëve nuk është rritur në mënyrë të kufizuar vetëm në Evropë. Edhe pse Japonia është një vend me moshë mesatare shumë të lartë dhe ka nevojë për fuqi punëtore të zgjeruar, ajo ka ndërmarrë ligje kufizuese mbi imigracionin. Vetëm rreth 1.5 për qind e banorëve të Japonisë kanë lindur jashtë vendit dhe punëtorët e huaj përbëjnë më pak se 2 për qind të fuqisë punëtore të shtetit. Sipas ministrisë së drejtësisë të Japonisë, 7,586 persona kishin aplikuar për azil në vitin 2015. Vetëm 27 prej tyre ishin pranuar.

Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president, po e trajton refuzimin  dhe dëbimin e emigrantëve si një ndër gurët e themelit për fushatën e tij. “Nëse fitoj, ata do të kthehen mbrapsh,” tha Donald Trump vitin e kaluar. Ai ka deklaruar se do ndërtojë mure, do organizojë teste fetare dhe tani deklaroi një “verifikim ekstrem”,  por kjo nuk ka të bëjë vetëm me Trumpin.

Ndërsa qeveritë e Evropës deklaruan vitin e kaluar se më shumë se një milion refugjatë kishin ardhur nga Siria, Iraku, gjetkë, administrata Obama mirëpriti vetëm 70.000 prej tyre. Vetëm rreth 36 për qind e tyre ishin myslimanë, sipas Departamentit të Shtetit. Presidenti Obama dhe udhëheqës të tjerë kombëtarë i kanë bërë thirrje sektorit privat për t’i ndihmuar dhe shumë kompani në mbarë botën u janë përgjigjur .Por kjo nuk është e mjaftueshme.

Dhe tani ne u tronditëm kur mësuam situatën në Nauru. Nëse ju nuk keni dëgjuar për Naurunë , mesiguri ndodheni në shoqëri të mirë. Kombi më i vogël në botë ishull, vetëm 8 milje katrorë, që tani strehon refugjatë nga Irani, Iraku, Pakistani, Somali dhe vende të tjera. Ata janë atje, sepse Australia, fqinji gjigant vetëm 2,400 milje në jug, po e paguan ishullin e varfër për t’i strehuar të gjithë refugjatët që përpiqen të arrijnë në Australi nga deti.

Është e vështirë dhe e shumë e shtrenjtë për gazetarët e huaj që të marrin leje për të vizituar ishullin. Dënimi për “zbulimin e paautorizuar” të informacionit nga ana e punonjësve të institucionit të paraburgimit mund të përfshijë një dënim me burg. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar në fillim të këtij muaji, grupet monitoruese “Amnesty International” dhe “Human Rights Watch”raportuan se: “Rreth 1200 burra, gra dhe fëmijë të cilët kërkuan strehim në Australi dhe janë transferuar me forcë në kombit e largët të ishullit Paqësorit Nauru vuajnë abuzime të rënda, trajtim çnjerëzor, dhe neglizhencë. Dështimi i Australisë për ti adresuar këto abuzime duket të jetë një politikë e qëllimshme për t’i penguar kërkuesit e tjerë të mundohen të arrijnë vendin me anije. ”

Përshtati: SYRI.net

Comments