Fondacioni Vllade Divac, donacione për zonat e shkatërruara nga vërshimet
Vërshimet e mëdha që kapluan Shkupin dhe zonat shqiptare përfshirë Hasanbegun,Haraqinën kanë bërë që të vijnë ndihma nga më të ndryshmet përfshirë edhe vendet tjera të jashtme.Por nuk kanë munguar edhe organizatat dhe shoqatat e ndryshme gjithandej .Në vijë të kësaj “Fondacioni Ana dhe Vllade Divac” në pronësi të basketbollistit të famshëm Divac bashkë me bashkëshorten e tij ne uebfaqen oficiale kanë paraqitur një formular onlajn duke bërë thirrje të gjithëve që të donojnë për ndihmë për qëllime humanitare përfshirë zonat e lartëpërmendura që u shkatërruan nga vërshimet ku mbetën të vdekur shumë persona, shumë të tjerë u lënduan dhe disa akoma rezultojnë të zhdukur./Faktiditor/.