Foshnjat ngatërrohen në spital, prindërit e kuptojnë 5 muaj më vonë

463

 

Foshnjat ngatërrohen në spital, prindërit e kuptojnë 5 muaj më vonë

peruDy fëmijë në Peru janë ngatërruar aksidentalisht në spital dhe prindërit kuptuan një gjë të tillë vetëm pas dy muajsh. Ngjarja ka ndodhur në një spital në Arequipa, në jug të Perusë.

Dy vogëlushët të cilët është vendosur të quhen Liam dhe Mateo, do të rriteshin pa i njohur prindërit e tyre të vërtetë nëse një nga çiftet nuk do të vinte re disa ndryshime te fëmija që po rrisnin. Babai, vërejti se nuk kishte ngjashmëri me vogëlushin e tij dhe vendosi që të bëjë një test të ADN-së për të parë nëse prindi i fëmijës ishte ai, ose një ish-partner i gruas së tij. Për habinë e tyre, në fakt doli se fëmija nuk ishte fëmija i asnjërit prej tyre, kështu që vetëm atëherë doli në dritë edhe e vërteta.

Në të njëjtën ditë, 25 prill, kanë lindur në spital edhe 11 fëmijë të tjerë, por vetëm gjashtë çifte kanë rënë dakord t’i nënshtrohen një testi të ADN-së dhe për fat të mirë në mesin e tyre është gjetur edhe fëmija i ndërruar.

Comments