FOTO/ 13 misteret e natyrës që tregojnë se toka nuk ndalet së surprizuari

185
fresco

FOTO/ 13 misteret e natyrës që tregojnë se toka nuk ndalet së surprizuari

midle

Të vërtetat mbi planetin tonë janë të pafundme. Bright Side ka përpiluar një listë me disa nga fenomenet më të rralla dhe më të pabesueshme natyrore që na provojnë ne sa shumë gjëra nuk i dimë për planetin tokë.

St. Elmo’s Fire. Një fenomen në të cilin një shkarkesë elektrike shfaqet në një anije ose avion gjatë një stuhie.

Image

Një vullkan antarktik. Mount Erebus është një nga vullkanet më të mëdha dhe më aktive në Antarktik. Nga avulli i ngrirë janë formuar shtylla dëbore.

Image

Kolona drite. Ky fenomen i bukur optik duket kur drita e diellit, apo hëna reflekton nga grimcat e vogla të akullit në ajër.

Image

“Spageti” dëbore në një nga liqenet e Finlandës. Këto shenja dëbore mund të jenë formuar nga lëvizjet e erës dhe ujit para se bora të shkrijë

Image

Pylli që kërcen. Rusi ndodhet një pyll ku pemët janë të lakuara. Disa besojnë se shkak janë bakteret ose erërat e forta.

Image

Zanat. Disa mendojnë se këto drita të kuqe ose blu që shfaqen në lartësi të mëdha ishin anije kozmike aliene. Vetëm pasi fenomeni u kap në kamera në vitin 1989 u provua se zanat janë të “afërmit e largët” të rrufesë.

Image

Batica e Kuqe. Batica e kuqe shkaktohet nga sasi të mëdha të algave të vogla të kuqe pranë sipërfaqes së ujit.

Image

Spektri Rocken. Ky është një fenomen optik në të cilin një imazh i zgjeruar projektohet në re.

Image

Lugina ku bien zogjtë. Në luginën Jatinga në Indi, zogjtë kanë një sjellje shumë te pazakontë prej shekujsh, Ato vërtiten shumë poshtë dhe disa bien në tokë në gjendje gjysëm koshiente. Ata zakonisht e gjejnë rrugën e tyre nga dielli dhe fusha magnetike e tokës. Arsyeja për sjelljen e tyre mund të jetë një anomali gjeofizike.

Image

Anomalia e detit Baltik. Një objekt i çuditshëm është gjetur në fund të detit Baltik, që dukej si UFO. Shkencëtarët ende nuk e kanë zbuluar origjinën e tij. Ai është i bërë nga basalti, kështu që nuk është një anije kozmike. Sipas disa teorive ai mund të jetë rezultat i shkrirjes së akullnajës ose është një strukturë e fshehtë naziste ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Image

Brinicle, Gishti i akullt i vdekjes”. Ky fenomen ndodh për shkak të temperaturave të ndryshme në ujërat arktike. Ajo ngrin çdo kafshë uji.

Image

Rrathë akulli në lumë. Fenomeni është raportuar në Skandinavi, Amerikën e Veriut, Gjermani, Angli dhe Rusi

Image

Comments