FOTO + 18/ Pamje e ekzekutimit të autorit të masakrës në Berlin

Rreth orës 3 të mëngjesit, Anis Amri, i dyshuar si autori i masakrës në Berlin është ndaluar nga policia italiane në Milano për një kontroll.
Por, 24-vjeçari tunizian ka nxjerrë pistoletën dhe duke thirrur Allahu Akbar”, ka qëlluar në krah një prej policëve. Pas kësaj, kolegu i policit të plagosur, i është kundërpërgjigjur me zjarr duke e lënë të vdekur të riun.
Italiania “Il Tempo” ka publikuar foton e pacensuruar të viktimës, që po bën xhiron e botës.

Amri akuzohet se mbrëmjen e së hënës, ka grabitur një kamion në Berlin dhe me të ka hyrë në një treg Krishtlindjesh. 14 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi terrorist, përgjegjësinë e të cilit e ka marrë përsipër ISIS.
/Syri.net/

