FOTO/ Aksident tragjik në Itali, vdes nëna shqiptare, rëndë fëmijët

325
fresco

FOTO/ Aksident tragjik në Itali, vdes nëna shqiptare, rëndë  fëmijët

midle

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shqiptare ka vdekur në vend, pasi makina që ajo drejtonte u përplas me një makinë tjetër.

Sipas mediave italiane, shqiptarja 37­vjeçare me iniciale A.B, rezidente në Ferrara po udhëtonte me tre fëmijët e saj, 2, 12 dhe 16­vjeç. Moti ishte i keq dhe lagështira e madhe.

Shqiptarja në një moment ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka devijuar në korsinë tjetër, duke u përplasur me një makinë, ku udhëtonin një familje marokene.

Gruaja vdiq në vend, në sy të tre fëmijëve. Ata mbetën të plagosur, më rëndë njëri prej tyre. Në atë moment, në vend ka mbërritur burri i viktimës.

Shqiptari ka pësuar gjendje shoku kur ka parë gruan në timon pa shenja jete, kurse ambulancën që merrte me barrelë njërin prej fëmijëve, vajzën. I është turrur nga pas me vrap dhe i ka bërë thirrje të ndalonte, por ambulanca u largua, duke e lënë burrin në dhimbjen e madhe.

Comments