Shkup, 1 shtator – Ndryshe nga vitet e kaluara kur për çdo fillim vit shkollor si problem paraqiteshin gabime nëpër libra, këtë vit ky problem është mënjanuar me kohë, pasi që njëzet e dy libra të korrigjuar për vitin shkollor 2018/2019 do të dorëzojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nëpër shkolla, informon Zhurnal.
Për herë të parë nga ky vit shkollor të gjithë librat të cilat MASH-i i siguron falas për nxënësit njëkohësisht do të jenë në shitje të lirë edhe atë me çmimin e njëjtë me të cilin i blen Ministria, ndërsa nga muaj shtator rrogat e arsimtarëve do të rriten për 5%.
Këto janë një pjesë e aktiviteteve konkrete të cilat i ndërmori MASH-i për sigurimin e arsimit sa më të mirë dhe më cilësor për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme të nxënësve, ka deklaruar ministri i këtij dikasteri Arbër Ademi.
Ai thotë se të gjithë nxënësit nga klasa e parë, e dytë dhe e tretë do të kenë komplete të reja të librave çdo vit shkollor.
“Në vijim është procesi i përgatitjes së 31 librave të rinj për arsim profesional. Nga ky vit për herë të parë zbatohet gjuha italiane si gjuhë e dytë e huaj”, potencon Ademi.
Nga ana tjetër, ish-ministrja e Arsimit dhe Shkencës, ministrja aktuale e Drejtësisë, Renata Deskoska duke komentuar pikërishtë këtë aktivitet ka thënë se i “gëzohem suksesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”.
Përndryshe ky vit i ri shkollor do të fillon me:
• 22 tekste shkollore të korrigjuar përnjëherë;
• tirazh të plotë për tekstet e korrigjuara shkollore;
• përveç se falas, tekste do të gjenden edhe në treg, me të njëjtin çmim;
• komplete të reja të teksteve për nxënësit e klasave I, II, III pa përjashtim;
• në procedurë të përpilimit për herë të parë 31 tekste të reja shkollore;
• në procedurë të korrigjimit tekstet e Bilogjisë dhe Etikës në arsimin e mesëm;
• të gatshëm të korrigojmë të gjitha tekstet për të cilët mendojnë mësimdhënësit se ka nevojë;
• bashkëpunimi me arsmtarët, autorët, recenzentët, botuesit dhe të gjitha palët e interesit do të vazhdojnë.