FOTO/ Ashpërsohet gara për zonën Champions. Rezultatet dhe renditja e Serie A

449
fresco

Milan dhe Roma kanë shënuar fitore në kuadër të javës së 29-të të kampionatit në Serie A.

Kuqezinjtë me shumë vështirësi kanë mposhtur 3-2 Chievon në “San Siro”, ndërsa Roma në transfertë ka marrë një fitore të pastër me shifrat 0-2 ndaj Crotones.

Gjithashtu edhe Atalanta e Etrit Berishës ka fituar në transfertë me shifrat 5-0.

Edhe në këtë ndeshje për Milanin, golin e fitores e shënoi sulmuesi Silva, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Calhanoglu dhe Cutrone.

Në anën tjetër, në fitoren e Romës shënuan Nainggolan dhe El Shaarawy.

Pas kësaj fitoreje Roma renditet në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa Milan në vendin e 6-të me 50 pikë, teksa bëhet mjaft e fortë gara për zonën Champions.

Comments