Barcelona do të presë mbrëmjen e sotme Romën në “Camp Nou” në sfidën e parë çerekfinale të Champions League, shkruan SYRI.net.
Para këtij takimi ishte në dyshim aktivizimi i Leo Messit, por tashmë gjithçka është zyrtarizuar.
Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare dhe Messi do të luajë që nga minuta e parë.
Ndërsa për Romën do të mungojë Nainggolan, i cili nuk arriti dot të jetë gati për sfidën me katalanasit.