FOTO/ BBC: Çfarë mund të na mësojë Shqipëria për besën? 

223

 

In the Mangalemi district of Berat with its ottoman period houses, central Albania.

Në një kohë kur refugjatët po kthehen nga kufijtë në gjithë botën, duket se kemi shumë për të mësuar rreth prirjes së Shqipërisë për mikpritjen…

“Kampe refugjatësh ishin vendosur për kosovarët në të gjithë vendit. Familjet shqiptare vizitonin kampet dhe merrnin një familje me vete, për t’i strehuar e për t’i ushqyer, duke i trajtuar ata si pjesë të familjes”.

Ndërkohë që isha në një kafe të vogël në Berat, i njohur si qyteti i 1001 dritareve, dëgjoja kujtimet e Nevila Mukës, për mënyrën sesi kishte ndikuar lufta në Kosovë në vendin e saj. Në mënyrë që t’i largoheshin vdekjes dhe shkatërrimit të sjellë nga forcat ushtarake serbe, në vitet ’90, më shumë se 500,000 refugjatë ikën nga Kosova për të gjetur strehë në Shqipëri, përgjatë një periudhe kohore prej dy vitesh. Shumë shpejt mësova se Muka nuk e kishte dëshmuar eksodin masiv vetëm nga distanca, shkruan mapo.

“Gjyshja ime mori një familje në shtëpi. Unë isha e re dhe mbaj mend vetëm që luaja shumë më fëmijët e tyre. Mbaj mend se gatuanin shumë mirë… Bënin bukën më të mirë që kisha provuar ndonjëherë.”

“Nuk u bë e vështirë me kalimin e kohës?”, e pyeta.

“Për ne jo, ne ishim mirë. Por për shumë familje ishte e vështirë, pasi shumë prej tyre nuk kishin para për t’i mbështetur kosovarët. Shumë njerëz hynë në borxhe duke e bërë këtë, por nuk do të pranoni kurrë që t’i kthenin mbrapsht.”

Kur e pyeta pse, ajo mblodhi supet.

“Kështu jemi ne shqiptarët. Kemi besë.”

Kisha dëgjuar për fjalën “besë” më parë dhe e dija që kishte ngjashmëri me fenë dhe besimin, por s’e kisha dëgjuar më parë në këtë kontekst. Muka më shpjegoi se është si një kod për shqiptarët, që dikton mikpritjen e tyre zemërgjerë. Nëse dikush të kërkon ndihmë, ti i siguron një vend për të qëndruar. Është kaq e thjeshtë.

Pas bisedës tonë, u mahnita nga koncepti i besës dhe doja të mësoja më shumë, kështu që kontaktova me Orgest Beqirin, një student historie që kisha takuar gjatë kohës time në këtë vend. E dija se nëse ishte dikush që dinte më shumë detaje për besën, ishte ai.

Kur u takuam, ai më shpjegoi se tradita ishte trashëguar ndër shekuj, si pjesë e Kanunit të Lekë Dukagjinit, disa ligje zakonesh të krijuara në shekullin e 15 – të, për të qeverisur fiset në veri të Shqipërisë. Megjithëse Kanuni konsiderohet të jetë burimi origjinal i besës, shumë thonë se tradita në fakt është akoma më e vjetër dhe Kanuni thjesht i shkroi këto fjalë traditash fisnore.

“Ka një thënie të vjetër të shkuar në Kanun,” tha ai. “Shpija para se me qenë e Shqiptarit, asht e Zotit dhe  e mikut”, që do të thotë “Para se shtëpia t’i përkasë të zotit, i përket në fillim Zotit dhe mikut”.

Është traditë e fortë dhe në kohët e hershme, nëse ishe udhëtar ose refugjat që kërkoje vendstrehim, mund të trokisje në shtëpinë e parë që gjeje dhe të pyesje “I zot i shtëpisë, a pranon mysafirë?” dhe i zoti i shtëpisë gjithmonë kishte një shtrat bosh në çdo kohë të ditës ose natës, në qoftë se ndonjë mysafir vinte papritmas.”

“Ishte detyrë, atëherë?”, e pyeta unë. “Edhe nëse s’doje ta strehoje dikë, ishe i detyruar nga besa ta bëje?”

“Jo tamam. Po është detyrë, por sinqerisht pjesa më e madhe e shqiptarëve pëlqejnë të kenë mysafirë. Është krenari për ta. Në fakt, ekziston një histori e vjetër për një qytet diku në veri, banorët e së cilit u rebeluan kur morën vesh se atje do ndërtohej një hotel. Të gjithë njerëzit shkuan në qytet dhe u ankuan, duke thënë se ata që donin një vend për të qëndruar mund të vinin e të trokisnin në dyert e tyre.”

Megjithëse disa nga aspektet strikte të besës i kanë humbur fuqitë e tyre ndër vite, kjo ndjenjë e përgjithshme e detyrës dhe mikpritjes ka zgjatur tek populli shqiptar. Megjithëse lufta e Kosovës ishte kriza më e madhe me të cilën është përballur vendi, nuk ka qenë as e para e as e fundit.

Pak e njohur për një pjesë të mirë, Shqipëria ka qenë vendi i parë Europian që ka pranuar një numër të madh hebrenjsh, në fund të Luftë së Dytë Botërore, duke i ofruar strehë më shumë se 2000 të tjerëve nga vendet fqinje. Pavarësisht presionit nga fashistët italianë dhe ushtarëve nazistë, shqiptarët refuzuan t’i dëbonin mysafirët e tyre. Nëse e bënin këtë, nuk do ishte vetëm turp, por do ta zotonte të zotin e shtëpisë të “pastronte gjakun”, që do të thotë të merrte hak.

Së fundmi, Shqipëria e ka gjetur veten duke ofruar besë, këtë herë ndaj atyre që udhëtojnë nga Lindja e Mesme. Qindra refugjatë iranianë ndodhen aktualisht në shtëpitë e tyre. Dhe refugjatëve sirianë u është ofruar strehë gjithashtu. Kryeministri Edi Rama tha në një intervistë se 500,000 refugjatë kosovarë të pritur në Shqipëri ishin prova se e gjithë BE mund të bëjë më shumë për të lehtësuar barrën e emigrantëve.

Pavarësisht gjithë këtyre rasteve heroike, Shqipëria mbetet e panjohur për shërbimet e saj ndaj refugjatëve në botë. E vërteta është se ky komb ballkanik është i vogël dhe i varfër dhe nuk merr pothuajse aspak vëmendje për veprat e tij. Ndërkohë që refugjatët kthehen nga kufijtë në të gjithë botën, ka shumë për të mësuar për mikpritjen e Shqipërisë.

E ndava këtë ndjenjë më vonë me Mukën, pas bisedës tonë për kosovarët që strehoi familja e saj.

“Është gjynah që shumica e këtyre veprave nuk njihen. Shqipërisë nuk i kushtohet vëmendje dhe shumica e këtyre gjërave ndodhin kur askush nuk i hedh sytë’, thashë unë.

Ajo buzëqeshi, duke tundur kokën.

“Po, por tani ti e di dhe kjo është diçka. Mund të fillosh t’i thuash të tjerëve. Mbase një ditë e gjithë bota do të dijë rreth kësaj gjithashtu.”

Pavlin Polia's guest house in Theth, Albania at sunrise. Kol Gjoni guesthouse, Grykat e Harpura, Valbona Valley National Park, Accursed Mountains, Albania, Balkans, Europe Homestay bedroom in Thethi, Albania. Image shot 2012. Exact date unknown. In the Mangalemi district of Berat with its ottoman period houses, central Albania. Three Kosovar girls escaping from Kosovo into Albania near Kukes. Europe, Albania, Gjirokaster, Unesco World Heritage Site. Image shot 10/2012. Exact date unknown.

Comments