FOTO/ Befasuese, Guardiola largon dy super lojtarë nga Manchester City


Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola sezonin e ardhshëm pritet të bëjë një befasi të madhe pasi ka në plan të largojë Sergio Aguero dhe Vincent Kompany.
Sezonin e ri Pep Guardiola po përgatitet të bëjë një revolucion duke mos llogaritur këta dy lojtarë që luajnë prej vitesh te Manchester Cityt.
Në ndeshjen ndaj Barcelonës në Champions League, Guardiola la në stolin rezervë sulmuesin argjentinas, ndërsa Kompany nuk është ftuar fare në ekip.
Sipas burimeve të “Mirror”, ardhja e Gabriel Jezusit nga Palmeiras dhe transferimi i mundshëm i Antoine Griezmann dhe Pierre-Emerick Aubameyang, do të thotë fundi i epokës për Agueron dhe Kompany.