FOTO/ “C-Men”, njesia elitë anti-terror në rrugët e Londrës


Londra do të rrisë praninë e policëve të armatosur pas sulmeve të fundit terroriste në Evropë, njoftuan autoritetet atje.
Si pjesë e një operacioni të ri anti-terrorist, 600 policë të tjerë të armatosur do të jenë të pranishëm në të gjithë kryeqytetin e Britanisë së Madhe për të mbrojtur zonat nga kërcënimi i sulmeve terroriste.
Mes trupave që u shtohen patrullimeve rrugore në Londër është edhe njësia speciale elitë e Scotland Yard.
Bëhet fjalë për njësinë e quajtur “C-Men”, të armatosur deri në dhëmbë, të maskuar dhe të përgatitur për çdo situatë. Kjo njësi zbarkoi në qytetin britanik me motoçikleta, makina, varka dhe helikopterë.
/Syri.net/