FOTO/ Çifti i famshëm shqiptar përjetojnë orët e tmerrit në Itali

320

FOTO/ Çifti i famshëm shqiptar përjetojnë orët e tmerrit në Itali

 

Rikthimi i Vesa Lumës dhe Big Bastës në koncerte, pas ardhjes në jetë të djalit të tyre Lian, nuk ka qenë fort i këndshëm. Dyshja e artistëve ndodhet aktualisht në Romë dhe bashkë me miliona njerëz të tjerë, ka
përjetuar tmerrin e tërmeteve të njëpasnjëshëm të orëve të para të së hënës.

Duke qenë se në Romë tronditjet nuk ishin shumë të forta, Vesa dhe Big Basta janë përpjekur të ruajnë qetësinë, por janë evakuuar më pas si pasojë e përsëritjes së lëkundjeve. Këngëtarja kosovare ka ndarë me ndjekësit në Snapchat një foto me në sfond reperin nga Shqipëria, teksa pinë kafen e mëngjesit, si për të qëndruar zgjuar pas një nate të gjatë pa gjumë.

Comments