Foto dhe Video e re nga incidenti i Prishtinës

252
fresco
midle
beer-fest

Në festivalin e birrës që është duke u mbajtur në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është krijuar panik, pasi që ka pasur të shtëna armësh.

Ende nuk dihet si ka ndodhur rasti i të shtënave, por shumë qytetarë, shumica e të cilëve ishin të rinj, kanë nisur të largohen, duke shtyrë dhe shkelur njëri-tjetrin.

 

Sipas pamjeve të siguruara nga Ekonomia Online përveç demolimeve të tavolinave e karrigeve shihen edhe shenja gjaku.

Sipas dëshmive të pakonfirmuara, një person ka mbetur i plagosur.

Policia ka dalë ne vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, dhe pritet të dalë së shpejti me një njoftim.

beer festbeer fest1beer fest2beer fest3beer fest4beer fest5

 

Comments