FOTO e makinës/ Grabitja me armë në Laç, rrethohet autori që plagosi policin. Niset RENEA. Ja emri i policit


Grabitja me pasojë plagosjen e një polici ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugënLaç-Lezhë në vendin e njohur si kryqëzimi i ‘Arbrit’.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se rreth orës 09:20, në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë, 1 person i armatosur ka grabitur mjetin me targa AA 870 II.
Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes dhe janë vënë në ndjekje të makinës së vjedhur.
Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Polici është identifikuar si Nikolin Gjergji.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka rrethuar autorin i cili eshte me arme ne dore.
Ne ndihme te policise se Lezhes jane nisur grupe me forcat Renea. Helikopteri i Policise me forca te tjera te Reneas.
Autori mbahet i rrethuar nga Policia e Lezhes.