Vitet e fundit është vënë re rritja e numrit të kafshëve të egra, të cilat lëvizin të pashqetësuara në mjedisin e tyre.
Pikërisht në Fushë Studën, në zonën e Parkut Kombëtar të Shebenik – Jabllanicës, janë parë kafshë të llojeve nga më të ndryshme.
Aparati fotografik, ka kapur një Dhelpër këtë radhë, gjë kjo që vërteton se, ndryshe nga prerja e pyjeve pa kriter, gjuetia nuk është një problem.