Foto/ Familja më e rrallë në botë

281

5


Kjo familje e pazakontë ka plot 600 gishtërinj, me të 24 pjesëtarët të cilët kanë 12 gishta në duar e 12 në këmbë.

Krishna Chaudhary, i cili jeton në një fshat të vogël në Gaya, në veri të Indisë ka 6 gishta në secilën dorë dhe këmbë, njësoj si babai i tij dhe vëllezërit e motrat.

Megjithatë kjo gjendje e rrallë e ka vënë në vështirësi 50 – vjeçarin për të gjetur një burrë për vajzën e tij, pasi janë të paktë ata që e pranojnë këtë anomali.

1

Vetë Kirshna, i cili punon si punëtor krahu thotë se nuk ka asnjë problem me gjendjen e tij, por shprehet se fëmijët dhe nipërit janë ata që hasin më shumë vështirësi, kryesisht për shkak të paragjykimeve.

Sipas ekspertëve, ky fenomen i quajtur si “Polydactyly” është një çrregullim genetik, i shkaktuar nga një mutacion gjatë zhvillimit të geneve dhe një anomali kongjenitale tek njerëzit, të cilët lindim me 6 gishtërinj në secilën dorë e këmbë./tvklan.al

134678
Comments