FOTO/ FIFA surprizon përfaqësuesen e Kosovës

220

 

Untitled-11

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar 22 pozicione në renditjen e FIFA-s pasi barazoi 1-1 përballë Finlandës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’.

Një muaj më parë Kosova renditej në vendin e 190-të, ndërsa tashmë ekipi i Albert Bunjakit është ngjitur në vendin e 168-të, shkruan Syri.net.

E kundërta ndodh me kundërshtarët e Finlandës të cilët kanë humbur 23 pozicione pas barazimit 1-1 ndaj Kosovës.

Në vendin e parë pozicionohet Argjentina e cila ndiqet nga Belgjika dhe Gjermania e cila këtë muaj ka fituar një vend.

Screenshot_6

SHPËRNDAJE NË:
Comments