(FOTO) Grubi: Me 30 shtator nuk votohet për asnjë parti politike, po për ardhmërinë

263
fresco

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në faqen e tij në facebook ka thënë se vota “PËR” në referendumin e 30 shtatorit nuk do të jetë votë për ndonjë parti politike, por votë “PËR” të ardhme e Maqedonisë, informon MEDIAL.

“Vota “PËR” më 30 shtator nuk është votë për BDI, LSDM, VMRO, PDSH, LR PDSH, njëra nga lëvizjet, ose cilën do parti, por është votë PËR ardhmërinë, për fëmijët e gjithsecilit prej nesh” ka shkruar Artan Grubi në faqen e tij në facebook.

Gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni tashmë sistematikisht po zhvillojnë takime me qytetarët me qëllim që tu tregojnë atyre se dalja në votim me datë 30 shtator, përkatësisht vot “PËR” në referendum do të vulos njëherë e përgjithmonë të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni.

Vota PËR më 30 shtator nuk është votë për BDI, LSDM, VMRO, PDSH, LR PDSH, njëra nga lëvizjet, ose cilën do parti, por…

Gepostet von Artan Grubi am Montag, 17. September 2018

Comments