FOTO/ Historia e kësaj vajze do t’iu tmerrojë

301
fresco

FOTO/ Historia e kësaj vajze do t'iu tmerrojë

midle

Interneti është i mbushur përplot me fotografi që janë sa të pështira, aq edhe të frikshme. Megjithatë, frika kalon në nivel tjetër kur dëgjohen rrëfimet për këto fotografi.

Tregtarë të zakonshëm?

Image

Gjatë periudhës së urisë së tmerrshme në Rusinë e viteve të 1920-a, njerëzit dilnin në rrugë për të shitur gjithçka që kishin, në këmbim të ushqimit. E, këta prindër, kishin ardhur në përfundim që mënyra më e mirë e shpëtimit për ta ishte mbytja e fëmijëve dhe shitja e pjesëve të trupit të tyre. Atëbotë, njerëzit ishin aq të uritur saqë hanin edhe mish njeriu. Njerëzit mund të bëjnë shumë gjëra kur janë të uritur, megjithatë kjo është përtej imagjinatës.

Vajza me sy të nxirë

Image

Disa mund të thonë që kjo fotografi është e bukur, e të tjerët mund të thonë që është e frikshme. E vërteta e kësaj fotografie është që është realizuar në momentet e fundit të jetës së saj. Vajza është Omayra Sanchez, një 13-vjeçare nga Kolumbia, e cila ishte ngujuar në rrënoja, pas një shpërthimi vullkanik në vitin 1985. Njerëzit mund ta shihnin, mirëpo nuk mund ta nxirrnin nga rrënojat, meqë nuk i kishin mjetet për ta bërë një gjë të tillë. E, kur shihen sytë e saj të nxirë, është e qartë që ajo ka qenë në dijeni të fatit që po e priste.

Hebreu i fundit

Image

Kjo fotografi është bërë e njohur si Fotografia e Hebreut të fundit të Vinitsës dhe me shumë gjasë mund ta dini pse, pa e lexuar tregimin deri në fund. Megjithatë, ajo që e bën më të frikshme dhe njëherësh më të pështirë këtë fotografi është që personi në fjalë, që ka një pamje më të vërtetë rrëqethëse, ishte bërë dëshmitarë i vrasjes së 28,000 hebrenjve të tjerë në Vinitsa, para se t’i vinte rendi edhe atij. Çfarë përbindëshi mund të japë urdhër të tillë.

Vizatimi i vogëlushes

Image

Më ta parë këtë fotografi mund të kuptohet që diçka nuk është në rregull. Megjithatë, rrëfimi prapa saj është rrëqethëse. Vogëlushja që shihet në këtë fotografi është Tereska, e cila, pak kohë para realizimit të kësaj fotografie, ishte shpëtuar nga një kamp përqendrimi në Poloni. Ajo këtu është në periudhën e rehabilitimit dhe kur i ishte kërkuar që ta vizatonte shtëpinë, ajo kishte vizatuar këtë rrëmujë. Për fat të keq, vetëm pamje të tilla i kujtoheshin nga “shtëpia”.

Comments