FOTO/ Horror në kishë, prifti goditet me thikë gjatë meshës


Një 18-vjeçar hyri në një kishë në Indonezi gjatë meshës së kësaj të diele dhe plagosi me thikë priftin 60-vjeçar, Albert Pandiangan.
Më pas, i riu është neutralizuar.
Sipas policisë, ai kishte planifikuar sulm me bombë, por bomba që ai mbante në çantë nuk ka shpërthyer.
Policia raporton se prifti ka marrë lëndime të lehta trupore dhe se tani është në gjendje të mirë.
Sipas burimeve zyrtare, sulmuesi 18 vjeçar kishte në plan të hidhte në erë të gjithë të pranishmit që po luteshin në kishe në “Ditën e madhe të lutjeve të së dielës”.
Të riut raportohet se i janë gjetur të shkruara në kurriz inicialet e ISIS. /Syri.net/