FOTO/ Ilir Meta feston ditëlindjen, urimet më të bukura i merr nga fëmijët e tij!

302

Nuk ka preferuar të jetë protagonist dhe për këtë arsye dimë pak për djalin e presidentit Meta.
Besari është djali i vetëm i familjes, i cili prej disa vitesh jeton jashtë për shkak të studimeve në Londër. Në rrjet qarkullojnë foto të Besarit të cilat nuk janë publikuar nga vetë ai, por kësaj radhe ka vendosur të bëjë një përjashtim pasi në familjen Meta sot është një ditë e veçantë.

Presidenti i Shqipërisë feston ditëlindjen, dhe mbush plot 49-vjeç. Sakaq, Besari nëpërmjet rrjeteve sociale, i ka bërë urimin e veçantë babait, duke e quajtur dhe vëlla.
“Gëzuar ditëlindjen vëlla”- shkruan krah fotos së publikuar. Ndërkohë edhe vajza e tij e vogël Era e ka uruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke e quajtur babain e saj idhull. Presidenti Meta nuk mund të merrte urime më të bukura në këtë ditë të veçantë për të.

Comments