FOTO/ Itali, e vërteta e vdekjes misterioze të shqiptarit që ndiqej nga policia 

485

 

Besnik tafaj

27-vjeçari Besnik Tafaj, i cili mbeti i vrarë në Peschiera Borromeo të Milanos gjatë një ndjekje nga policia italiane, rezulton të jetë vetëvrarë me armën që mbante.

Sipas medieve italiane, vrasja ka ndodhur aksidentalisht.

Ai ishte pikasur nga agjentët italianë, pasi ishte në drejtim të një automjeti tip Audi A8, e vjedhur. Gjatë ndjekjes nga karabinierët, shqiptari qëlloi 4 herë drejt tyre. Më pas, teksa po largohej me armë në dorë, pengohet aksidentalisht dhe shkrep armën, duke u vetëqëlluar (poshtë mjekrës) me një plumb që i preku kokën.

Ai u gjet i vdekur rreth orës 06:00 të mëngjesit të datës 19 gusht.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ishte një i kërkuar nga policia, pasi akuzohej për një sërë vjedhjesh në qytetin e Brescia-s dhe zonat përreth. Nga hetimet e prokurorisë italiane rezultoi se Tafaj ishte pjesë e një bande të mirë-strukturuar grabitësish, e specializuar në vjedhjet e makinave të luksit, e cila e kishte shtrirë aktivitetin e saj në nivel ndërkombëtar.

Për 27-vjeçarin shqiptar, i cili qëndronte ilegalisht në Itali, ishte dhënë një dënim prej 8 vitesh burg, për veprat kriminale të kryera.

Hetimet rreth aktivitetit të grupit kriminal që bënte pjesë Tafaj, vijojnë nga prokuroria italiane. /Syri.net/

download-4-3download-24download-7-3download-6-2download-5-2download-4-2download-3-2download-2-5download-1-9

 

SHPËRNDAJE NË:
Comments