FOTO/ Jahti përfshihet nga flakët, 3 të vdekur, një grua shpëton

Tre persona kanë humbur jetën nga djegia e një jahti në portin e Loanos në Savona të Italisë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 05.00 të mëngjesit.
Në bordin e anijes sipas mediave italiane ndodheshin 4 persona me origjinë gjermane: dy meshkuj dhe dy femra. Prej tyre ka arritur të shpëtojë vetëm një grua 52 vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Santa Corona në Pietra Ligure.
Viktimat janë motra e të mbijetuarës dhe dy shokët e grave. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të shpëtimit për t’i nxjerrë personat nga anija, ishte e pamundur që ato të shpëtonin.
Tre trupat u gjetën të bllokuar në kabinën e jahtit dhe ende nuk janë identifikuar.
Ndërkohë shkaku i përfshirjes së anijes nga flakët është ende i paqartë. Anija e djegur është një jaht Maiora, 22 metra i gjatë i quajtur Southern Comfort, në të cilin valëvitej flamuri gjerman. Jahti ndodhej në portin e Loanos prej gjashtë muajsh.

