FOTO/ James dhe Verratti, së bashku tek një super klub


James Rodriguez dhe Marco Verratti mund të luajnë bashkë tek një skuadër e re, pas përfundimit të këtij sezoni.
Rodriguez është i gatshëm të largohet nga Real Madrid. Mesfushori kolumbian është i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë në “Santiago Bernabeu”.
Prandaj ai është në kërkim të një skuadre të re.
Kurse, mediat italiane raportojnë se Juventus ka filluar kontaktet e para me “Los Blancos” për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Tek Juventus, atij mund t’i bashkohet edhe mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti.
Lojtari i kombëtares italiane pritet të largohet nga kampioni i Ligue 1.
Dhe, “bardh e zinjtë” e mirëpresin në Torino.