FOTO/ Jo Arsen Venger por ky lojtar transferoi Shkondran Mustafin tek Arsenali
Shkodran Mustafi ka thënë se Mesut Ozil ia mbushi mendjen që të transferohej tek Arsenali kur dyshja ishte me Gjermaninë për Euro 2016.
Mbrojtësi shqiptar u transferua në Londër nga Valencia për 35 milionë paund. Në vendimin për transferim ai ka thënë se i ka ndihmuar edhe Ozil.
“Ne ishim në Kampionatin Evropian dhe kishim kohë për të biseduar”, ka thënë Mustafi. “Ai më foli për klubin, ekipin dhe gjëra të tjera që më kanë bindur të vijë këtu”.
“Ai më tha se është i lumtur këtu, se njerëzit janë të çmenduar pas futbollit dhe se është një ekip që i pëlqen të luaj futboll në stilin që ai dhe unë duam”.