FOTO/ Kush e njeh këtë grua të kontaktojë me Policinë e Durrësit

362

FOTO/ Kush e njeh këtë grua të kontaktojë me Policinë e Durrësit

Një grua është gjetur nga policia në orët e para të mëngjesit në afërsi të Stacionit të Trenit në qytetin e Durrësit. E pyetur nga efektivët për identitetin e saj, gruaja ka shkruar në një letër fjalët “Fatime dhe Gramsh”.

Policia e Durrësit ka bërë publike foton e saj në ambientet e komisariatit dhe disa të dhëna që mund të ndihmojnë personat që e njohin për të njoftuar të afërmit e saj.

Është rreth 1.65 cm e gjatë, flokë të shkurtër, ngjyrë të zeza. Ka të veshur një xhup të zi, një palë xhinse ngjyrë blu dhe këpucë ngjyrë kafe.

Gruaja ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, shkruan Express.

“Duke ju falënderuar për bashkëpunimin çdo person, i cili e identifikon është i lutur të kontaktojë më numrin 0694110217”, bën apel policia.

Comments