FOTO/ Ky është kosovari që terrorizoi njerëzit në Vlorë dhe thërriste “Jam i dërguari i Allahut”
Policia e Vlorës arrestoi dje 29-vjeçarin nga Mitrovica e Kosovës, pasi terrorizoi njerëzit duke tentuar që t’i rrëmbente dhe dhunonte.
Dijar Xhema është personi në foto, i cili ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij ‘Audi’ me targa KS02300CO, tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D. në vende të ndryshme të qytetit të Vlorës brenda një harku kohor prej 2 orësh.
Ai bërtiste “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”.
Gjatë arrestimit dhe në ambientet e shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa.
Ky person paraqet rrezikshmeri të theksuar shoqërore pasi në Kosovë është i evidentuar si person me precedent kriminal për tendencën e vrasjes, rrëmbim, dhunim personi, dhunim i punonjësve të organeve ligjzbatuese, mbajtje dhe përdorim pa leje të armëve të zjarrit./SYRI.net/