FOTO/ Ky moment intim i Alanis Morissette me foshnjen e saj do t’iu emocionojë!


Këngëtarja Alanis Morissette ka ndarë një moment intim me fansat e saj. Ajo ka postuar në kuadër të javës Botërore të Ushqyerjes me Gji, një fotografi teksa ushqen me gji foshnjen e saj Oynx Solace.
Vërtet një moment emocionues i nënës me foshnjën në gji që ka marrë komente shumë pozitive dhe inkurajuese. 42 vjeçarja e cila është e martuar me hip-hop-istin amerikan Mario Treadway në vitin 2012, është gjithashtu nënë e djalit 5 vjeçar Ever Imre.
Ndërsa vogëlushja Oynx erdhi në jetë muajin e kaluar.