Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi shumë shpejt ai do t’i thotë lamtumirë “Stamford Bridge”-s.
Tre klubet italiane Juventus, Inter dhe Milani janë të gatshme të përfituar nga situata për të transferuar lojtarin në fjalë, shkruan “Tuttosport”, transmeton SYRI.net.
Burimet brenda klubit londinez bëjnë me dije për gazetën spanjolle “Fichajes” se futbollisti nuk është në planet e Antonio Contes dhe në verë largimi i tij është i pashmangshëm.
Chelsea për të lënë të lirë lojtarin ka kërkuar jo më pak se 25 milionë euro ndërsa të shohim se cili do të jetë klubi i ardhshëm i 29-vjeçarit./ SYRI.net