FOTO/ Largohet Ozil dhe Sanchez? Arsenali kërkon 2 ‘yjet’ e Dortmundit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është duke shqyrtuar mundësinë e një blerje të dyfishtë nga skuadra e Borussia Dortmund.
Bëhet fjalë për Marco Reus dhe Christian Pulisic të cilët po shihen nga tekniku francez si zëvendësuesit ideal të dyshes Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, që janë përfolur për një largim të mundshëm nga “Emirate Stadium”, shkruan “The Sun”, raporton SYRI.NET.
Në krahun tjetër Alexis Sanchez kërkohet me ngulm nga skuadrat kineze dhe për mos u larguar kiliani ka kërkuar 200 mijë sterlina në javë për të qëndruar në veri të Londrës.
Dyshja Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez janë në dyshim të madh për të ardhmen e tyre nëse do të qëndrojnë apo do të largohen përfundimisht nga skuadra e Arsenalit.
Negociatat për rinovim me dy lojtarët në fjalë kanë ngecur ndërsa klubi londinez së fundmi është duke u interesuar për dy lojtarët e Dortmundit.
Të presim 3 janarin hapjen e merkatos ku skuadrat të lirshme do të zbulojnë ofertat zyrtare./ SYRI.NET


