Barcelona është në kërkim të pasuesit të Luis Enriques në krye të pankinës së blaugranëve për sezonin e ardhshëm.
Britanikja “Daily Express” shkruan se drejtuesit katalanas së fundmi kanë piketuar emrin e Mauricio Pochetinos, i cili shihet si njeriu ideal për të drejtuar yjet e Barcelonës.
Strategu argjentinas ka një kontratë deri ën vitin 2021 me Tottenhamin, ndërkohë që një problem tjetër është fakti që ai është shumë i lidhur me Espanyolin, rivalin e qytetit të blaugranëve ku ka luajtur për 6 vite e gjysmë dhe ka aventurën e parë si trajner.