FOTO/ Nëna e Shpat Kasapit bëhet deputete e LSDM-së së Zoran Zaevit në Maqedoni


Në zgjedhjet që u zhvilluan dje në Maqedoni ka kandiduar edhe Gjylymsere Kasapi, nëna e Shpat Kasapit. Ajo është një ndër emrat shqiptarë, që garoi në zgjedhjet e pritshme e 11 dhjetorit nën siglën e një partie maqedonase.
Ajo do të jetë një ndër deputetet e partisë së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë të Zoran Zaevit. Së bashku me Gjylymseren edhe gazetari Muhamed Zekiri do të jetë deputet i LSDM-së.
Gjylysmeja deri tani jep mësim në Universitetin e Shkupit dhe gëzon mbështetje në shoqërinë maqedonase, duke qenë gjatë gjithë këtyre viteve e përfshirë në iniciativa me karakter politik e social.