FOTO/ Ngjarjet më të bujshme që tronditën botën në 2016-ën


Rikthehet terrorizmi dhe godet Europën. Masakra e 22 marsit në Bruksel. Rënia e e qeverisë Renzi dhe vdekja e Fidel Kastros. Corriere de la Serra sjell përmes fotove ngjarjet më të bujshme të vitit 2016.
10 janar- Një grua vendos lule përpara një muri dedikuar këngëtarit David Boëie në Brixton. Ylli i rrokut vdiq në New York në moshën 69 vjeçare.
12 janar- Një shall i Bayern Mynchen i varur në rrethimin e Obelsikut Teodosio në sheshin Sultanahmet në Stamboll, në vendin ku një kamikaz u vetëvra duke shkaktuar një masakër. 10 persona vdiqën, mes tyre 8 turistë gjermanë.
14 janar- Momenti i një shpërthimi në një qendër tregtare në Giacarta të Indonezisë. 7 persona vdiqën, mes tyre 4 terroristë.
19 janar-një grua me fëmijët në shtëpinë e shkatërruar nga ushtria turke kundër rebelëve kurdë në kufi të Irakut.
SHKURT
10 shkurt-Kandidati demokrat Bernie Sanders 75 vjeç, takon Al Sharpton, një nga politikanët më me influencë afro-amerikanë në New York.
23 shkurt-Funerali i shkrimtarit dhe filozofit italian Umberto Eco i cili ndërroi jetë më 19 shkurt në Milano në moshën 84 vjeçare.
MARS
14 mars- Ajo çka mbeti nga tempulli i Palmirës në Siri. Në foton e fotografit Joseph Eid, si ishte tempulli para pushtimit nga Shteti Islamik.
19 mars- Arrestohet Salah Abdeslam, në Molenbeek të Brukselit. Terroristi belg, është një ndër përgjegjësit për sulmin terrorist të Parisit më 13 nëntor 2015.
21 mars- Barack Obama dhe Raul Castro në fund të një konference për shtyp në Havana, Kubë. Vizita e Obamës ishte e para vizitë zyrtare e një presidenti amerikan që nga viti 1928.
22 mars- Dy gra të plagosura në atentatin terrorist në aeroportin Zaventem të Brukselit. 32 persona vdiqën dhe 340 u plagosën.
23 mars- Barack Obama kërcen tango gjatë një darke në Buenos Aires, në vizitën zyrtare në Argjentinë.
PRILL
20 prill- Elisabeta II pozon me të voglen Charlotte në krahë dhe nipërit e ssj.
21 prill- Lule dhe kujtime nga fansat e Princit në Paisley Park. Artisti i “ Purple Rain” vdiq në rezidencën e tij në moshën 57 vjeçare.
22 prill-Barack Obama, Princi William dhe princi George në Kensington Palace në Londër.
22 prill- Sekretari i OKB-së Ban Ki-moon, përqafon John Kerry dhe mbesën e tij pas firmosjes së marrëveshjes së Parisit, për ngrohjen globale.
MAJ
1 maj- Trajneri i Leicester, Claudio Ranieri, 64 vjeç është kurorëzuar nga portieri i skuadrës, kasher Schmeichel në King Stadium në Leicester. Blutë janë bërë kampionët e Anglisë për herë të parë në historinë e tyre.
QERSHOR
4 qershor- Punonjësit e Joe Pizza ndërtojnë një memorial për Muhammad Ali, në një mur në New York.
12 qershor- Mijëra persona në shesh në Orlando të Floridas, një ditë pas atentatit në një lokal homoseksualësh. 49 viktima, sulmi terrorist me më shumë viktima që pas shembjes së kullave binjake më 11 shtator 2011.
18 qershor-Instalacioni i artistit me origjinë bullgare Christo në Liqenin Iseo.
22 qershor- Burri i Jo Cox, Brendan dhe dy fëmijët e tij gjatë ceremonisë në nder të deputetes laburiste të vrarë më 16 qershor në Birstall, Yorkshire.
23 qershor- Kryeministri britanik jep dorëheqjen pasi vendi votoi Brexit.
28 qershor- Dy gra bëjnë kurajo përpara aeroportit të Stambollit pas sulmit që shkaktoi 41 viktima dhe plagosi 239 të tjerë.
KORRIK
2 korrik-Një kalimtare shikon një ‘mbretëreshë’ gjatë paradës së gay-ve në Madrid, një nga më të mëdhatë në Europë.
12 korrik- Aksidenti mes dy trenave mes Andrias dhe Coratos në Puglia. 23 viktima dhe 50 të plagosur.
13 korrik- Mbretëresha Elizabet II takon kryeministren britanike Theresa May në Buckingham Palace, Londër.
16 korrik- Ushtarët turk rrihen nga një person civil mbi urën e Bosforit, pas orë pas tentativës për grusht shteti kundër Erdogan.
18 korrik- Mijëra persona në shëtitoren e Anglezëve në Nisë, mbajnë një minutë heshtje për viktimat e 14 korrikut. Në Ditën e Bastijës, një tunizian u fut përmes turmës me kamion duke lënë të vdekur 84 persona dhe plagosur 300 të tjerë.
GUSHT
6 gusht—Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro.
24 gusht- Tërmeti godet Italinë Qëndrore, 299 të vdekur dhe shkatërrime masive.
SHTATOR
14 shtator- Gëzimi i Bebe Vio për medaljen e arit në Rio de Janerio.
TETOR
3 tetor-Gratë në shesh për të drejtën e abortit në Varshavë.
5 tetor- Trupat e disa emigrantëve të vdekur në brigjet e Libisë.
18 tetor- Agnese Renzi, Michele Obama, Matteo Renzi dhe Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.
NËNTOR
8 nëntor- Donald Trump me gruan dhe djalin përshëndesin mbështetësit pas fitores në zgjedhjet presidenciale amerikane.
DHJETOR
4 dhjetor- Matteo Renzzi jep dorëheqjen pak orë pas “Jo-së” së Referendumit për Reformën Kushtetuese.
13 dhjetor- Ish ministri i jashtëm italian Paolo ventiloni, gjatë fjalimit të tij të parë në Kuvend.
19 dhjetor- Ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov ekzekutohet me armë gjatë nj ekspozite fotografie në Ankara.
19 dhjetor- Kamioni futet përmes turmës në tregun e Krishtlindjes në Berlin. 12 të vdekur dhe 48 të plagosur. SYRI.NET