FOTO /Një dritë misterioze mban në ankth për 50 vjet banorët e një fshati në SHBA


Një dritë e bardhë misterioze në pjesën e sipërme të gadishullit të Michiganit i ka shtangur me mijëra banorë vendas dhe i ka bërë gjuetarët e fenomeneve paranormale që të jenë entuziaztë për mëse gjysmë shekulli.
The Paulding Light është një fenomen që ndodh pranë kufirit me Wisconsin dhe ka mahnitur me mijëra njerëz që kur është parë për herë të parë më 1960-n. Zona e Paulding është aq e vogël sa për të nuk ka as informata për censusin.
Por çdo vit me dhjetëra njerëz vijnë për të parë dritën.