
Manchester United e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur 3-0 Baselin e Taulant Xhakës, i cili ishte titullarë për skuadrën zvicerane.
Marouane Fellaini (35’), Romelu Lukaku (53’) dhe Marcus Rashford (83’) shënuan për fitoren e pastër të “Djajve të Kuq”.
Xhaka ishte një ndër më të mirët në fushë, pavarësisht humbjes 3-0. Mesfushori shqiptar u vlerësua me notën 7.3, e cila ishte më e larta për Baselin.


