Milan kërkon edhe një tjetër lojtar të madh, këtë herë nga Barcelona.
Pas blerjes së Leonardo Bonuccit nga Juventus, klubi milanist është duke menduar të sjellë në ‘San Siro’ edhe një tjetër yll.
“Don Balon” shkruan se “kuq e zinjtë” janë të interesuar për transferimin e mesfushorit kroat, Ivan Rakitiç.
Largimi i Rakitiç nga Barcelona është i lidhur me ardhjen e mundshme të italianit Marco Verratti nga Paris Saint-Germain.