FOTO/ Pako bombë në selinë e partisë së djathtë, plagoset një polic

Një pako bombë është gjetur në orët e para të mëngjesit në një librari në qytetin e Firences, e cila konsiderohet njëkohësisht dhe selia e partisë politike “Casa Pound”, e njohur për frymën e saj ekstremiste të djathtë.
Gjatë çaktivizimit të bombës ka mbetur i plagosur një oficer policie. Ka qenë një patrullë policie që rreth orës, 5.30 minuta, të mëngjesit të sotëm ka identifikuar një çantë të dyshimtë të vendosur në qepenat e kësaj librarie.
Brenda çantës ndodhej pako bomba e cila ka shpërthyer në momentin që një oficer policie i skuadrës speciale, po përpiqej ta çaktivizonte.
Oficeri i policisë ka marrë plagë të rënda në njërin krah si dhe rrezikon të humbas shikimin në njërin sy. Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


