FOTO/ Pas përplasjes me Erdoganin, Hakan Shukur merr goditjen e madhe nga Galatasaray


Një nga legjendat më të mëdha të futbollit turk pas viteve 2000’, Hakan Shukur pas përplasje të shumta me Presidentin turk, Erdogan ka marr edhe një tjetër goditje të rëndë. Këtë herë nga klubi që e bëri të famshëm në arenën e futbollit evropian, Galatasaray.
Legjenda e Turqisë dhe Galatasarayt, Hakan Sukur po kalon momente të vështira, pas akuzave për lidhjen e tij me kundërshtarin e Erdoganit, Fethullah Gulen.
Ai përveç që kërkohet nga shteti turk, tashmë nuk është më as pjesë e skuadrës ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës, Galatasaray.
Drejtuesit e kësaj skuadre kanë vendosur që atij dhe katër futbollistëve të tjerë t’ua marrin kartelën e anëtarësisë.